Aktuale

17 aksidente trafiku me të lënduar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.

Nga këto aksidente 17 kanë qenë me të lënduar dhe 21 të tjerë me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1 mijë e 630 tiketa ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut. /ATV