ShowBiz

17 vjeçarja super seksi shpallet “Modelja e Vitit”

Vajza e supermodeles Cindy Crawford, Kaia Gerber është shpërblyer me çmimin “Modelja e Vitit”, në “Fashion Awards 2018”. Kjo ceremoni u mbajt të hënën në qytetin e Londrës.

Gerber me këtë çmim hyn edhe në histori si modelja më e re që u vlerësua me këtë titull, pasi që ajo është vetëm 17 vjeçe.

Talentin për sfilatat në pasarela siç duket 17 vjeçarja ka trashëguar nga e ëma e saj, Cindy pasi që në këtë garë ajo mposhti supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Winnie Harlow.

Kaia rrugëtimin e saj si modele e nisi në moshën 16 vjeçare në sfilatën e “Calvin Klein” në New York. /FaktePlus