Rajon & Botë

18 të lënduar në një shpërthim gjatë karnevaleve në Francë

Të paktën 18 persona janë lënduar në një shpërthim që ndodhi përgjatë karnevaleve në Francë.

Shpërthimi ka ndodhur në verilindje të Parisit të shtunën pasdite. Në mesin e të lënduarve janë edhe një nënë me fëmijën e saj. Kryetari i kësaj komune është poashtu në mesin e të lënduarve, raporton gazeta Parisieni.Një hetim është iniciuar nga prokurorët, por shkaku i eksplodimit është ende i panjohur. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një shishe me naftë e cila është përdorur për të ndezur zjarrin.

the authorE B