Aktuale

18 transplante veshke falas dhe rasti i Aneta Halilit

Financimi 100% nga Qeveria e Shqipërisë, i tansplantit të veshkave edhe në spitalet private u ka rikthyer jetën në normalitet deri më sot, 18 personave.

Aneta Halili, është një ndër këta qytetarë, veshkat e së cilës, pas 18 vjet vuajtjesh, falë transplantit të kryer falas me veshkën e nënës së saj, 25-vjeçarja nga Kamza i është rikthyer normalitetit jetës së përditshme.

Në faqen zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se rasti i Aneta Halilit është një ndër rastet që falë transplantit të veshkës falas, ka mundur të mbijetojë.

“Financimi nga Qeveria prej rreth 8,000 euro për këtë ndërhyrje jetëshpëtuese për Anetën dhe shumë njerëzve të tjerë në nevojë për transplant, është një nga provat e prekshme të së vërtetës së ndryshimeve rrënjësore që kemi ndërmarrë në sistemin e kujdesit shëndetësorë këto gjatë këtyre tre viteve”, tha Ministri.

Gjithashtu, vijoi Beqaj, janë rreth 950 pacientë që përfitojnë falas tashmë shërbimin e dializës edhe në spitalet private pranë qendrave të vendbanimit, siç janë qendrat e hemodializës që u hapën së fundi në Vlorë e Shkodër, por edhe 3 qendrat e tjera që hapen në vend së afërmi.