Aktuale

18-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit, në hetim mjekja

Një kirurge e spitalit të Elbasanit do të hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një 18-vjeçareje.

J.K, 43 vjeçe do të hetohet për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi K.I, 18 vjeç kreu një ndërhyrje kirurgjikale, dhe ndërroi jetë pak pas operacionit.

Kanë qënë familjarët e saj që kanë bërë kallëzimin pasi dyshojnë se shkak i vdekjes së saj ka qënë mjekimi i pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.