Aktuale

19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, katër në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 9 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe katër pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, gjatë 24 orëshit të fundit një pacientë në Spitalin e Pejës e shëruar nga virusi korona.

“Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN