Aktuale

20 mijë e 479 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë dhe procesin e vaksinimit.

Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 20 mijë e 479 persona, ndërsa janë shënuar 1 mijë e 421 raste të reja me koronavirus dhe 26 raste të vdekjes.

Në Kosovë janë 26 mijë e 525 raste aktive me COVID-19. /ATVLIVE