Rajon & Botë

20 të vdekur në Rumani

Ka arritur në 20 numri I viktimave të aksidentit të djeshëm në Hunedoara, mes një minibusi dhe një furgoni mallrash në Rumani.

Kështu ka pohuar Inspektoriati i Hunedoarës për Situatat Emergjente (ISU).

Një furgon mallrash u përplas me një minibus, ku ishin 18 persona, të rinj të moshës 17-26 vjeç, të cilët ishin duke shkuar në një ndeshje futbolli që do të zhvillohej në komunën Ilia, pranë qytetit të Devas.

Sipas verifikimeve të para nga policia, shoferi i furgonit të mallrave, është fajtor për aksidentin sepse ai kreu një parakalim të gabuar dhe goditi minibusin.