Aktuale

20-vjeçari nga Kosova garon për deputet kantonal në Aargau të Zvicrës

I riu me prejardhje nga Gjakova, Mark Kqira do ta sfidojë veten në garë për deputet kantonal në Aargau të Zvicrës, në zgjedhjet e 23 tetorit. 

Kosovari me shtetësi zvicerane, Mark Kqira do të merr pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit në Zvicër, si kandidat për deputet i Socialdemokratëve (SP) për zonën “Bremgarten” të kantonit të Aarguat.

20 vjeçari Kqira ka numrin 3 në listën e fletëvotimeve, që tashmë janë shpërndarë me postë nëpër Zvicër dhe mund të votohet për të. Po ashtu, me postë, deri më së largu 16 tetor, gjegjësisht një javë para 23 tetorit, kur edhe do të bëhet numërimi i votave.

Ai ka premtuar se “si një qytetar i përkushtuar, do të punojë për të siguruar prosperitet përmes mbështetjes arsimore, ekonomi solidare me paga të drejta e pensione, dhe për mbrojtje të përgjegjshme mjedisore”.

Së fundi, e përditshmja kantonale “Aarguer Zeitung”, pas një sondazhi që ka kryer, gjakovarin e ka vlerësuar si kandidatin më social, por edhe me shumë pikëpamje liberale në krahasim me kandidatët tjerë. /GazetaExpress/.

the authorSamir Dalipi