Aktuale

21 miliardë lekë për policinë, Xhafaj prezanton buxhetin

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha para Komisionit të Sigurisë në Parlament se buxheti për institucionin që ai drejton rritet me 8.1 përqind për vitin e ardhshëm.

Xhafaj tha se do të jenë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e Brendshme, që mund të shtohet nëse llogaritet edhe ndihma e partnerëve ndërkombëtarë.

“Buxhetin nuk e kemi parë si çështje numrash, por si çështje prioritetesh. Do të ketë buxhet shtesë për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga vendet partnere të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Xhafaj para Komisionit.