Aktuale

21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

21 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të këtij spitali.
“Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
– 21 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 12 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
– 0 pacient me Covid 19 në CPAP;
– 5 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;
– 2 Pacient të shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.