Aktuale

212 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se momentalisht po trajtohen 212 pacintë me koronavirus.

Nga ta 168 pacientë janë në Oksigjenoterapi.

“Aktualisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është:
✓212 pacientë janë të shtrirë;
✓168 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 8 pacientë janë në CPAP;
✓ 6 pacientë të shëruar;
✓11 pacientë të pranuar;
Mbroje vetën vaksionohu”, thuhet në njoftimin e spitalit./ATVLIVE