Aktuale

22 të shëruar nga koronavirusi, shtatë raste të reja pozitive

22 persona janë shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja pozitive.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 806.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

“ Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar Vitia.

Ministri po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.

Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave🙏👏
#mosurelakso