Aktuale

22-vjeçarja e zhdukur kthehet në Skenderaj

Arbnor Dobra, 22-vjecarja nga Skenderaj, e cila nga familja e saj u deklarua e zhdukur para një jave, tash është kthyer në shtëpi, shkruan Express.

Drama në familjen Dobra nga Skenderaj ka përfunduar sot. Policia e Kosova konfirmon kthimin e saj.

“Ajo sot u kthye me vetëdëshirë pranë familjes. Nuk ka ndonjë presion, rrëmbim apo diçka të ngjashme. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti për lajmin.net.

Gjatë javës policia raportoi se kishin gjetur gjurmët e vajzës. Ajo kishte kaluar legalisht kufirin dhe gjendej në njërin nga shtetet fqinje.

Njëri nga familjarët e 22-vjecares tregoi të hënë për Express së Arbnora i kishte lajmëruar përmes një mesazhi. Familja e saj thanë se ajo gjendej në Maqedoni. /Express/

the authorBurbuqe Metolli