Aktuale

2259 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Rastet me Covid-19 në Kosovë vazhdojnë të rriten. Vetëm dje u regjistruan 206 raste të reja, ndërsa në total që nga 13 marsi janë 4.512 raste të konfirmuara me Covid-19.

27.304 persona janë testuar, ndërsa kanë humbur jetën 97 persona.

Numri i të shëruarve ka arritur në 2.156 raste, kurse aktive janë 2.259 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.