Aktuale

24 orë monitorim online edhe lojërat e fatit

Rreth 30 mijë arka fiskale mund të dalin jashtë përdorimit për shkak se nuk përkrahin teknikisht sistemin e ri të fiskalizimit, të cilin Ministria e Financave po planifikon ta fusë në funksion përmes pakos së re. Por, Administrata Tatimore e Kosovës thotë se procesi i fiskalizimit është një nga shumë projektet e ATK-së të cilat aplikohen me qëllim të luftimit të informalitetit, evazionit fiskal si dhe shmangies tatimore.

Në një përgjijgje për Indeksonline, Zëdhënsja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa ka treguar se,  Administrata Tatimore me qëllim të luftimit të informalitetit dhe shmangies tatimore, që nga muaji prill 2010  ka filluar me projektin e fiskalizimit të të gjitha subjekteve ekonomike dhe personave fizik, që realizojnë shitje të mallrave dhe shërbimeve me pagesa në para të gatshme.

Lidhur me këtë, ATK tregon më tej se procesi i fiskalizimit është proces permanent, për këtë qëllim ne kemi hulumtuar dhe jemi interesuar për praktikën  më të mirë në vende të ndryshme, në procesin e fiskalizimit , si dhe në modelin e monitorimit elektronik të lojërave të fatit.

Po ashtu, Bytyqi-Sefa ka thënë se për fiskalizimin në Kosovë është e nevojshme të fillojë planifikimi dhe zbatimi i një platforme të avancuar që do i mbulonte dy fusha të ekonomisë.

“Nga përvoja e disa shteteve, vërehet që sistemi ynë i fiskalizimin nuk ofron siguri të mirë sa i përket luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore ne nivelin siç e kanë vendet e tjera, kur kësaj i shtojmë mos aplikimin e asnjë forme të kontrollit elektronik të subjekteve të lojërave të fatit, bëhet shumë e nevojshme që të fillojmë me planifikimin dhe zbatimin e një platforme të avancuar që do i mbulonte të dy këto fusha të ekonomisë”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Përkundër që ATK aplikon një sistem të fiskalizimit, e njëjta asnjëherë nuk ka aplikuar asnjë model te monitorimit online të lojërave të fatit. Sipas udhëzimit administrativ MF-NR.01/2015, për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike, në pikën 5 të nenit 4.

“Baza aktuale ligjore me të cilën funksionon sistemi i fiskalizimit, e lejon kalimin në ndonjë platforme me të avansuar. Sipas Udhëzimit Administrativ MF-NR.01/2015, për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale, në pikën 5 të neni 4- Pajisjet Fiskale, thuhet 5. Çdo Pajisje tjetër duke përfshirë edhe sistemet tjera fiskale, që do të specifikohet me një akt nënligjor të miratuar nga ministri, duke përfshirë kërkesat teknike, funksionale dhe kohen e fillimit të zbatimit të tyre”, është shprehur më tej ajo.

Gjithashtu, Atk-ja tregon edhe ligjin Nr.04/L-080  për Lojërat e Fatit ,e që e thekson edhe  Neni 80 , se MF-ja përmes aktit të veçantë nënligjor mund të kërkojë mbikëqyrje dhe lidhje online përmes serverit qendror të këtyre subjekteve me serverin qendror në ATK.

Madje aplikimi i ndonjë platforme me të avancuar të fiskalizimit dhe monitorimit online të Lojërave të Fatit, në mes tjerash  siguron dhe ofron shumë përparësi, si këto në vijim:

“a.Vazhdimin e aplikimit të sistemit aktual të fiskalizimit në ATK, d.m.th. bizneset e fiskalizuara deri më tani të vazhdojnë te përdorin të njëjtat arka fiskale;

b. Fillimin e aplikimit te platformës se  të fiskalizimit  tek subjektet e reja.

c. Kosto të arsyeshme financiarë për institucionet dhe bizneset

d. Siguri ne transmetimin e te dhënave online në çdo moment kur ato ndodhin (jo sikurse pajisjet aktuale që transmetojnë të dhëna njëherë ne 24 orë) dhe eliminon manipulimet e mundshme

e. Mundësohet  luftimi i informalitetit , evazionit fiskal dhe shmangies tatimore, si dhe

f. Do fillohet përherë të parë me monitorimin online të lojërave të fatit”, thuhet në fund të përgjigjes së ATK-së.

Në fund Administrata Tatimore e Kosovës tregon se është maksimalisht e përkushtuar që të siguroj zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit ./Indeksonline/