Aktuale

24 të vdekur ndërsa konfirmohen mbi një mijë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.029 raste të reja nga 13.084 teste.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 24 raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 3.266 pacientë, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Ndërsa raste aktive janë 22.223./ATVLIVE/