Aktuale

250 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 454 mostra të marra nga QKUK’ja, spitalet e vendit dhe gjurmimi i rasteve në terren, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 250 mostra, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 126 pacientëve.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9049.

the authorGazetaKNN