Rajon & Botë

26 persona humbin jetën në vërshime në Egjipt

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njofton se 26 persona kanë vdekur dhe 72 të tjerë janë plagosur nga vërshimet e fundit nëpër vend.

Zëdhënësi i ministrisë, Khaled Megahed, ka thënë se vërshimet i kanë goditur katër provinca – Sianin Jugor dhe Detin e Kuq si dhe Sohag and Bani Suef në Egjiptin e sipërm, transmeton Express.

Ai shtoi se në Bani Suef, në jug të kryeqytetit Kajro, pesë persona u lënduan, por asnjë nuk u vra. Vdekjet kanë ndodhur në tri provincat tjera.

Vërshimet e javës së kaluar po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës, i kanë detyruar qindra njerëz të zhvendosen dhe i kanë dëmtuar dhjetëra vetura, veçanërisht në qytetin e naftës të Detit të Kuq, Ras Ghareb./Express/