Aktuale

274 raste të reja me COVID

Janë shënuar 274 raste pozitive me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit nga Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në raportin e IKSHPK, u tha se nga 883 të testuar 274 kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 616 pacientë.

Asnjë qytetar nuk është vaksinuar gjatë këtyre 24 orëve, sipas të dhënave nga raporti.