ShowBiz

3 vjetori i martesës së çiftit Kim & Kanye, postojnë foto të papublikuara më parë

Nuk më besohet që kanë kaluar 3 vite” shkruan Kim Kardashian West, pasi ka shpallur 3 vjetorin e martesës së saj me Kanye West në website-n e saj sot.

Në 2014-ën, ylli i televizionit dhe ai i muzikës celebruan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Paris me një banket të shtruar në vilën e Valentino Garavanit përpara se të fluturonin për në destinacionin e dytë, Italinë.

Ajo thotë se pjesa më e rëndësishme dhe më e veçantë ishte fustani, dhe sot, Zonja West ka ndarë me publikun e gjerë disa foto të papublikuara më parë, duke bërë provat e fustanit krah drejtorit kreativ të Givenchy, Riccardo Tisci.

Kohëve të fundit, bukuroshja Kim Kardashian ka qenë shumë e përfolur në mediet rozë për shkak të linjave të saj.

Ajo pak javë më parë është kritikuar për të pasmet e saj plotë celulit, ku si pasojë ajo ka humbur 100 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram.

the authorE B