Aktuale

318 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 318 raste aktive me koronavirus.

Derisa gjatë ditës së djeshme janë regjistruar katër raste pozitive, nga një mijë e 817 testime.

Ndërsa janë shëruar edhe tetë persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 836.

Në 24 orët e fundit, po ashtu janë dhënë 372 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.626.061 doza të vaksinës.

Deri më sot 766 mijë e 206 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ATVLIVE/