Aktuale

384 gjoba u shqiptuan në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës po vazhdon duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat antiCOVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 384 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID, po ashtu për mosrespektim të rregullave në trafik janë shqiptuar 1603 gjoba.

Ndërsa gjatë ditës të enjte kanë ndodhur 33 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 15 me të lënduar.