Aktuale

40 pacientë me konoravirus janë duke u trajtuar në infektivë, 6 prej tyre janë më rëndë

Deri më tani në të gjithë Kosovën janë konfirmuar 106 raste si të infektuara me Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronarisus. Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid-19. Prej tyre 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa  6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensiveshkruan Gazeta Express.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

“I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind”, deklarojnë nga Klinika Infektive e QKUK’së.

Në bazë të të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik,  qyteti i Malishevës prin me numrin e të prekurve me COVID-19. Aty 38 persona tashmë zyrtarisht janë të infektuar. Pas Malishevës vjen Prishtina me 16 raste të personave të prekur. Gjilani ndërkohë ka 15 raste të konfirmuara me koronavirus. Vitia 7 raste. Gjakova e Vushtrria që të dyja me nga gjashtë raste të paraqitura si të infektuar me Covid-19.

Në Podujevë janë paraqitur 4 raste me Covid-19. Prej tyre një person ka vdekur si dhe një tjetër është shëruar.Ndërkohë, në Fushë-Kosovë janë tri raste të paraqitura.

Ndërkaq, Obiliqi, Klina, Prizreni, Theranda, Ferizaj, Lipjani, Shtimja, Peja e Kamenica janë qytetet e tjera të Kosovës të cilat tashmë zyrtarisht e kanë nga një rast të konfirmuar me koronavirus./GazetaExpress/

the authorGazetaKNN