Aktuale

40 policë nga Prizreni do të testohen sot e nesër për COVID-19

40 policë nga Rajoni i Prizrenit do të testohen sot dhe nesër për COVID-19, meqenëse dyshohet se kanë pasur kontakt me një zyrtar policor, i cili ka rezultuar se është i infektuar me koronavirusin e ri.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se njënjë polic që kishte pasur kontakt të drejtpërdrejt ka rezultuar negativ pas testimeve ndërsa është rekomanduar të qëndrojë edhe për disa ditë në vetëizolim.

Ai ka treguar se sot po testohen edhe 20 policë tjerë, derisa thotë se edhe nesër do të testohen 20 zyrtarë, që të gjithë të gjurmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si raste kontakti të drejtpërdrejt apo si rrethi i dytë i rasteve të kontaktit.

Sipas tij, puna ka vazhduar pa problem sepse Rajoni i Prizrenit ka staf të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha detyrat në teren.

Ndryshe, deri tani në Komunën e Prizrenit janë të konfirmuar 101 raste me COVID-19. Prej gjithë këtyre rasteve, vetëm 32 janë raste aktive.

the authorGazetaKNN