Rajon & Botë

42 të vdekur nga një sulm në Aleppo

Të paktën 42 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulmin ajror, që ka goditur një xhami në fshatin Al-Gene, në veriperëndim të Aleppo-s, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sulmi ndodhi në kohën e namazit të mbrëmjes, e cila është arsyeja pse xhamia ishte e mbushur me adhurues, shtoi Observatori, i cili ka zyrat në Britani, transmeton KosovaPress.