Aktuale

43 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsejtë 43 aksidente trafiku.

Prej tyre 17 kanë qenë më të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale, përcjell FaktePlus.

Gjatë kësaj kohe janë për mos respektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1181 tiketa trafiku.

Ndërsa, janë arrestuar 23 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku 15 nga ta janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajtje të dënimit./FaktePlus