Aktuale

45 aksidente dhe 1111 tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Koosvë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Prej tyre, 17 me të lënduar, ndërsa 28 me dëme materiale, përcjell FaktePlus.

Sipas statistikave të policisë për 24 orë janë shqiptuar 1111 tiketa trafiku.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit./FaktePlus