Aktuale

45 pacientë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, 389 me oksigjenoterapi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar se 48 pacientë të prekur nga COVID-19 janë në gjendje të rëndë, derisa 389 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 630 pacientë, prej tyre 480 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

“Në klinikat Covid të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre Covid pozitiv, kurse 173 janë në asistim me oksigjen.Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me Covid, 225 janë me oksigjeno-terapi”, vazhdon njoftimi.

Në fund nga QKUK dhe ShSKUK bëjnë thirrje për kujdes, për vendosje të maskës, ruajtje të distancës dhe higjienë personale./Express/

the authorGazetaKNN