Aktuale

46 aksidente, 19 të arrestuar e 1342 tiketa të shqiptuara në 24 orët e fundit

46 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, 17 prej të cilëve me të lënduar dhe 29 të tjerë me dëme materiale.

Dy nga aksidentet me të lënduar ndodhën në rajonin e Prizrenit, njëri në Malishevë dhe tjetri në Suharekë.

Aksidenti i parë ndodhi mes dy veturave në fshatin Terpeze të Malishevës, rreth orës 08:15. Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata më pas u dërguan për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas statistikave të policisë, për shkelje të rregullave të komunikacionit, janë shqiptuar 1342 gjoba.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, për vepra të ndryshe penale, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.