Aktuale

48 aksidente trafiku, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Në statistikat e përgjithshme që ka publikuar Policia e Kosovës bëhet e ditur se 1 rast ka përfunduar me fatalitet, 15 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, ndërsa në 33 prej tyre nuk raportohet për të lënduar.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 212 tiketa trafiku për vozitës të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuar, PK njofton se kanë ndodhur edhe 26 arrestime. 14 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli