Tech

5 super veturat e ‘çmendura’ elektrike (Foto)

Tesla ka bërë emër si prodhues i veturave elektrike që nuk komprometon shpejtësinë.

Në shkurt të këtij viti, Model S me bateri 100 kWh arriti shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për më pak se 2.3 sekonda, e që ishte e mjaftueshme për të mundur Porsche 911 Turbo S me benzinë.

Por Tesla nuk është kompania e vetme që po tenton të shtyjë kufijtë e shpejtësisë me veturat elektrike.

Disa prodhues të veturave janë duke tentuar që të bëjnë emër për veturat elektrike, duke ndërtuar vetura super të shpejta.

Këto janë 5 veturat elektrike që arrijnë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë më së shpejti:

Prodhuesi kinez i veturave elektrike Nio – Vetura Nio EP9 që arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.7 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 312 kilometra në orë, e që kushton 1.48 milionë dollarë.

Koncepti i super veturës elektrike të Renault, The Trezor që ka 350 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale nuk është zbuluar.

Mercedes ka zbuluar konceptin elektrik Vision Mercedes-Maybach 6, i cili ka 738 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 4 sekonda, shpejtësinë maksimale 250 kilometra në orë

Prodhuesi kroat i veturave, Rimac ka zbuluar super veturën Concept_One që ka 1,070 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.6 sekonda, shpejtësia maksimale 355 kilometra në orë

Vetura e përditësuar elektrike Chevy Cervette që ka thyer dy rekorde botërore të shpejtësisë, shpejtësia maksimale e tij është 330 kilometra në orë.

the authorE B