Aktuale

581 persona gjobiten për mosrespektimin e Ligjit COVID-19

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, nuk po respektohet nga banorët.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në tërë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 581 tiketa ndaj qytetarëve që nuk e kanë zbatuar këtë ligj. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN