Tech

5G po vjen – teknologjia po testohet!

Edhepse 4G nuk është shpërndarë në të gjithë vendet e botës, industria ka sytë drejt hapit të ardhshëm, gjeneratës më të re të internetit në mobil 5G.

Në Kosovë, IPKO ka filluar rrjetin 4G në vitin 2014 dhe shtrirja e rrjetit mobil 4G edhe në Kosovë tani është mbi masën prej 50%. Një mbulueshmëri të ngjashme besohet se e ka edhe operatori publik Vala.

5G do t’i bëjë videot e Youtube më të shpejta kur jeni duke udhëtuar. Kjo teknologji poashtu do të bëjë që veturat pa shoferë të komunikojnë me njëra tjetrën.

Llojet dhe mënyrat e përdorimit dhe funksionet e rrjetit 5G tashmë kanë filluar të përpilohen.

Ky lloj sistemi ende nuk mund të përshtatet në botën që po jetojmë, mirëpo krijimi i rregullave do të mundësojë që kompanitë teknologjike të fillojnë të zhvillojnë produktet e ardhshme.

Për të krijuar botën e ardhshme, rregullat duhet të vendosen në të tashmen, thuhet në revistën Wheeler.

Qëllimi kryesor është të krijohet një rrjet mjaftueshëm i fuqishëm për të bërë të mundur komunikimin përmes pajisjeve të realitetit virtual apo veturave pa shofer.

the authorSamir Dalipi