Shëndetësi

6 arsye të shëndetshmë për të pirë një filxhan çaj jeshil

“Një filxhan çaj do të rivendoste normalitetin tim,” shkroi Douglas Adams në librin e tij “The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy”.

Rezulton se pirja e rregullt e çajit jeshil mund të bëjë mrekulli për trupin, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni shtatë arsye pse duhet të konsumoni çaj jeshil.

Çaji jeshil është i mirë për eshtrat
Tani edhe mund të mos e pini fare qumshtin. Çaji jeshil mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të lodhjes së eshtrave, të cilat lidhen me moshën. Sipas një studimi të publikuar në Nutrition Research, gratë që konsumojnë deri në tre filxhana çaj në ditë kanë gjasa më të vogla që të vuajnë nga dhimbja e eshtrave.

Çaji jeshil mund të ndihmojë parandalimin e kancerit
Shkalla e kancerit është më e ulët në vendet si Japonia, ku çaji jeshil konsumohet në baza ditore. Studiuesit janë të sigurtë se vetëm çaji jeshil është përgjegjës për normat e ulëta të kancerit. Gjithashtu, ky çaj ndihmon edhe në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Çaji jeshil mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme
Ky lloj çaji ju ndihmon që të zvogëloni yndyrën në trup. Këtë e kanë dëshmuar studiuesit në studimin e botuar në American Journal of Nutrition Clinical. Ekstrati i çajit jeshil mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit dhe diabetit.

Çaji jeshil zvogëlon kolesterolin
Çaji jeshil ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit, sipas një gazete të botuar në American Journal of Nutrition Clinical.

Çaji jeshil është i mirë për zemrën
Konsumimi i çajit jeshil në baza ditore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, sipas Harvard Medical School. Pirja e rregullt e çajit jeshil zvogëlon deri në 26 përqind gjasat për të përjetuar sulm në zemër.

Çaji jeshil ju jep energji
Studimet të shumta kanë gjetur se çaji jeshil jep energji më shumë sesa kafja. Ky lloj çaji përmban rreth 24 deri në 45 miligramë kafeinë, kundrejt 95 deri në 200 miligramë kafeinë që përmban një filxhan kafe. Pra nëse jeni atlet dhe dëshironi që të fitoni energjinë e humbur, mjafton të konsumoni një filxhan çaji jeshil./arbresh.info/