Aktuale

62 pacientë të infektuar në Spitalin e Pejës, 16 prej tyre në gjendje të rëndë

62 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga ky numër i përgjithshëm, 16 janë në gjendje të rëndë, teksa 40 në oksigjenoterapi.

Ndërkaq, 25 punëtorë të spitalit janë të infektuar me COVID-19, 21 prej të cilëve nga personeli shëndetësor.

Njoftimi i plotë:

6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,418 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 95 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 110 Rëntgena, 25 EHO dhe 6 CT-ja.