Aktuale

65 raste në Prishtinë, këto janë komunat e tjera ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë regjistruar edhe 250 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi pandemisë të arrijë në mbi 9 mijë, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh të IKSHP’së, edhe sot komuna me më së shumti raste të konfirmuara mbetet Prishtina, me 65 raste.

Pas kryeqytetit, renditen Mitrovica, Peja, Gjilani, Prizreni dhe Gjakova.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka infektuar deri tash në gjithë botën mbi 18 milionë persona.

Ky virus është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale, të paktën 687,000 persona kanë vdekur në gjithë globin.

Përgjatë fundjavës, kjo organizatë ka thënë se pret “periudhë të gjatë” të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

the authorGazetaKNN