Aktuale

669 të vdekur dhe rreth 2 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 18 mijë e 345 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Që nga muaji mars, kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më tani në Kosovë janë 18 mijë e 345 persona të infektuar me koroanvirus, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në nivel vendi janë regjistruar 669 viktima nga koronavirusi.

Ndërkaq që nga marsi janë shëruar 15 mijë e 198 pacientë të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Bazuar në këto të dhëna zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 478 raste aktive me koronavirus.

the authorGazetaKNN