Aktuale

67 aktakuza për 24 orë

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) telefoni dhe një (1) veture, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, i njëjti me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim. Po ashtu, gjatë ditës së premte kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.