Shëndetësi

7 arsye pse ju shfaqen venat

Venat varikoze ose janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme.

Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë i cili rrit presionin në venat e këmbëve.

Për shumë njerëz, venat varikoze janë thjesht një shqetësim estetik, kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirfilltë shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe sinjalizojnë probleme të qarkullimit të gjakut.

Venat shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre.

1.Shtatzënia: Një nga shkaqet më të zakonshme të venave është shtatzënia. Gjatë shtatzënisë, sasia e gjakut në trupin e gruas rritet më shumë se zakonisht, ndërsa sasia e gjakut që rrjedh nga këmbët drejt legenit zvogëlohet. Si rrjedhojë formohen edhe venat e para.

2.Qëndrimi këmbëkryq: Janë të shumta gratë që zgjedhin të qëndrojnë këmbëkryq në punë, në shtëpi, në autobus etj etj, por ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin tuaj dhe bëhet shkak për shfaqjen e tyre.

3.Ritualet e përkujdesjes së lëkurës: Gabimet gjatë depilimit si për shembull prerjet me brisk, mund të bëhen shkak për krijimin e venave.

4.Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Kur qëndroni ulur për shumë kohë, rrezikoni të keni probleme me variçet si pasojë e akumulimit të tepërt të gjakut në gjymtyrët e poshtme.

5 .Mungesa e aktiviteti fizik: Më lart shpjeguam që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është një ndër shkaqet kryesore të venave por nëse qëndrimit ulur i shtoni mungesën e aktivitetit fizik, atëherë rrezikoni më shumë t’ju shfaqen venat.

6.Abuzimi me kripën: Ushqimet e kripura janë një tundim për këdo, por jo vetëm, ato mund të ndikojnë direkt në venat tuaja. Abuzimi me ushqimet e kripura çon në mbajtjen e ujit, si pasojë kjo gjë ndikon në zgjerimin e venave. gjë që vë një sasi të konsiderueshme presioni mbi presionin e gjakut.

7.Mbajtja e takave të larta: Kujdes me takat e larta, mund t’i mbani në raste ose festa të caktuara, por jo çdo ditë pasi këmbët tuaja janë të parat që do të vuajnë përdorimin e tyre.