Fun

7 gjëra që mbase nuk i dini për flamujt

Ekzistojnë flamuj të njëjtë? Flamujt a kanë një kuriozitet interesant që duhet respektuar? Ja disa kuriozitete nga bota e flamujve shume ngjyrësh.

1. Në Olimpiadën e vitit 1936 në Berlin,  Liechtenstein dhe Haiti zbuluan se kishin të njëjtin flamur. Një vit me pas  Liechtenstein i shtoi flamurit kurorën në një cep për ta ndryshuar

2. Flamuri i Principatës se Monakos është e formuar prej dy fashave në ngjyre te kuqe dhe të bardhë të vendosura në mënyrë horizontale ku e kuqja qëndron sipër. Pikërisht si ajo e Indonezisë por që është më e gjatë. Flamuri i Polonisë ka të njëjtat ngjyra por të vendosur në pozicion të kundërt.

3. Nepali është i vetmi flamur në bote i cili nuk ka forme drejtkëndore. Është i përbërë nga dy trekëndësha. Ky flamur është krijuar ne vitin 1962.

4. Flamujt duhet të respektojnë rregulla dhe orare, për këtë arsye ato ekspozohen gjatë orareve të punës në zyra, të ngritura pas lindjes se diellit dhe duhet të ulen para se të perëndojë dielli. Dhe mund të qëndrojnë të ekspozuara gjate natës vetëm nëse vendi është shume i ndriçuar.

5. Qoftë Republika e Ciad ashtu dhe Rumania kane flamuj me 3 fasha vertikale ne ngjyre blu, të verdhe dhe të kuqe. Por ngjyra blu e Ciad është nuance ndryshe nga ajo e Rumanisë e cila ke një ngjyre blu kobalt.

6. Kur një president vdes, flamuri Amerikan qëndron ne gjysme shtize për 30 dite dhe 10 dite nëse vdes zëvendës presidenti apo një gjykatës. Dy ditë për një anëtarë te Kongresit.

7. Në fakt ekziston shumë kuriozitet për flamujt. Ato duhet te vendosen ne mënyrë dinjitoze dhe nuk duhet te prekin asgjë. Flamujt duhet të qëndrojnë gjithmonë lart dhe të valëviten dhe nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër. Flamuri i një shteti nuk mund te ekspozohet kurrë në një pozicion me inferior nga entet e tjera, shoqëri, kompani apo edhe qytet duke mbajtur kështu një pozicion të privilegjuar.