Aktuale

81 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuat 81 pacientë të infektuar me koronavirus, ku 58 prej tyre jan në oksigjenoterapi, 3 në CPAP dhe 14 kanë gjendjen më të rënduar.

Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 pacientë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se në Pejë janë regjistruar 10 raste pozitive me koronavirus.