Rajon & Botë

82 të vrarë nga luftimet mes ISIS-it dhe ushtrisë siriane

Nga luftimet në mes të militantëve të Shtetit Islamik dhe ushtrisë siriane janë vrarë dhjetëra persona në Deir al-Zor, ku grupi militant ka nisur sulmin për rimarrjen e zonave të kontrolluara nga qeveria, ka thënë grupi monitorues.

Të paktën 82 persona janë vrarë në luftimet, që janë më të rëndat që janë zhvilluar në këtë qytet qe në vit, ka thënë sot Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton Gazeta Express.

Ky grup thotë se në mesin e të vrarëve janë 28 ushtarë sirianë dhe milicive aleate, ndërkaq besohet se të paktën 40 militantë të ISIS’it janë në mesin e të vrarëve.

Po ashtu raportohet se të paktën 14 civilë janë vrarë në luftime.

ISIS ka nën kontroll shumicën e qytetit Deir al-Zor dhe e ka rrethuar këtë zonë që prej vitit 2015 por qeveria siriane ka arritur që të rimarrë kontrollin e aeroportit dhe disa qarqeve të këtij qyteti./Express/

the authorSamir Dalipi