Aktuale

859 aksidente trafiku sivjet në Istog

Është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Istog të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj .

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2016.

“Gjerë  në këtë moment në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsej 859 raste, 127 aksidente trafiku. Janë lëshuar 2870 tiketa në trafik, 303 persona të arrestuar, 46 të ndaluar, janë konfiskuar 40  arme dhe 109 cope municion” , ka deklaruar Gashi.

Ai ka njoftuar se  Stacioni Policor në Istog gjatë këtij viti ka implementuar shumë  plane operative që kanë të bëjë më shtimin e sigurisë dhe  vigjilencës kundër sulmeve terroriste, më shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe mbajtje të qetësisë

Ndërkaq nënkryetari Lulzim Blakaj duke i uruar qytetarët e komunës së Istogut për Vitin e Ri 2017 kërkoj nga ta që të festojnë më dinjitet dhe pa armë dhe fishekzjarrë   duke mos rrezikuar kështu as veten as të tjerët.  /KosovaPress/