Aktuale

A e dini sa tonë mbeturina grumbullohen brenda një viti në Kosovë?

Kompania e mbeturinave “Pastrimi: që nga sot nuk do të bëjë me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Kjo për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës. Vetëm në Prishtinë, kompania “Pastrimi” largon mesatarisht 231 mijë kilogramë mbeturina brenda 24 orëve. Kurse, në gjithë Kosovën brenda vitit grumbullohen afër 400 mijë tonë mbeturina komunale.

Prishtina ka filluar të mbulohet nga bërllogu. Në mëngjesin e sotëm, pothuajse në secilin cep të kryeqytetit sheh bërllokun që ka mbuluar edhe kontejnerët. Krejt kjo për shkak që Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” i janë bllokuar xhirollogaritë bankare.

E pikërisht Prishtina është edhe ndër qytetet që prodhon më së shumti mbeturina për kokë banori.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave që janë publikuar për herë të fundit të vitit 2016, Prishtina 480 mijë banorë prodhon 105 tonë mbeturina, ose 1 të tretën e tërë mbeturinave të Kosovës.

Kurse, në tërë territorin e Kosovës janë grumbulluar gjithsej 395 291 tonë mbeturina komunale.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se mesatarja e mbeturina komunale të grumbulluara në Kosovë ka qenë 223 kilogram për banor në vit ose 0.61 kilogram mbeturina për një banor në ditë, shkruan FaktePlus.

“Në Prishtinë dhe regjionin e sajë grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kg në ditë për banorë. Në regjionet tjera të Kosovës sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banorë në ditë ka qenë 0.61 kg”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në Prishtinë dhe regjionin e saj grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kilogram në ditë për banorë.

Në regjionet e tjera të Kosovës sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banorë në ditë ka qenë 0.61 kilogram.

“Gjithsej sasia e mbeturinave të deponuara në vitin 2016 në deponitë regjionale ka qenë 395 251 tonë Në vitin 2016, nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale kanë qenë të mbuluara 71% e ekonomive familjare”./FaktePlus