Aktuale

A është penduar Pjetër Ndrecaj për vrasjen e gruas dhe vajzës?

Pjetër Ndrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, në një intervistë ka folur për rastin e rëndë.

Ai vrau gruan Valbonën dhe vajzën Klara, barrë me të cilën do të jetojë deri në fund të jetës.

Nrecaj ka thënë se në rastin e tij mendon se është bërë padrejtësi, pasi siç thotë ai, gratë i kanë thyer stacionet e policisë duke kërkuar burgimin e tij të përjetshëm. Ky reagim i tij vjen pas protestave të cilat u mbajtën në kohën kur atij fillimisht iu shqiptua masa e burgimit prej 24 vjetësh.

“E respektoj gjykatën e shtetin e krejt. Unë kam thanë e pranoj fajësinë, m’ka shku vajza. Mirëpo e pranoj fajësinë pjesërisht, se duhesh me e marrë për bazë se Pjetri nuk asht kanë krejt gabim. Dhunë n’familje se po thojnë, ai s’i ban dhunë n’familje nuk i blen as kerr grusë, hini kqyrni e ka kerrin mbi veti hala, as patentën s’ja ban grusë, as nuk e çon në deti as nëpër bjeshkë, ai si ban dhunë në familje nuk i ban këto. Unë nuk e di, ato motrat tona ish dashtë pak me e përcjellë jo me ndërhy. Mu për tre muaj më kanë dënu sepse janë thy stacionet e policisë prej grave. Pak a shumë është ba padrejtësi me mu, hajde e pasna vra grunë, po fminë? A e vret kush fminë e vet? M’ka shku vajza, tash drejtësia le të vendos çka të dojë me mua unë jam dakord”, është shprehur Nrecaj në një intervistë për Klan Kosovën.

the authorBurbuqe Metolli