ShowBiz

A i njihni dot këto vajza? Tani janë shumë të famshme

Në disa raste të veçanta shpesh yjet e njohura sjellin imazhe nga arkiva e tyre.
Kështu, këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka publikuar një sërë imazhesh me motrën e saj e cila ia uron ditëlindjen, shkruan lajmi.net

Në këto fotografi, motrat Ora duken tejet simpatike dhe mjaft të bukura, siç janë edhe tani. Ato shfaqen me rroba të njëjta ku mund të themi se nuk janë ndarë asnjëherë nga njëra-tjetra.

Elena Ora konsiderohet prej menaxhereve më të mira, e fakt për këtë është se Rita po merr vazhdimisht vëmendjen.

Për më shumë vlerësojeni vetë. /Lajmi.net/