Aktuale

A janë gjetur pjesë të trupave të policëve të zhdukur – flet kryeimami

Kryeimami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar që nga orët e mëngjesit, Florim Neziraj thotë se kërkimet për dy policët e zhdukur po vazhdojnë.

Ai ka folur edhe për raportimet se janë gjetur pjesë të trupave të dy policëve të humbur.

Thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pra nuk janë gjetur pjesë e trupave të policëve të zhdukur.

“Nuk është gjetur asnjë pjesë e trupave” tha Neziraj në Pressing.

Thotë se dy policët e aksidentuar nuk kanë pasur kurrë probleme me dikë.

“Vetura shihet se nuk ka frenuar kurrë”, theksoi ai.

Neziraj ka dhënë versionin e tij se ku mund të kenë mbetur trupat e dy policëve të zhdukur.

Ai ka thënë se para urave ka vrima të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp.

“Para urave ka vrima të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp dhe pas andej nuk lejon presioni ujit që trupi të dalë jashtë gypave”, ka thënë Neziraj.