Lifestyle

A ndikon vrapimi në eliminimin e stresit?

Shumica e njerëzve pajtohen me faktin që nëse keni sado pakë eksperiencë ju ndihmon që të përballeni me stresin.

Një studim i ri ka zbuluar ushtrimet, veçanërisht vrapimin që ju ndihmon të eliminoni stresin dhe të mbrojë memorien tuaj, raporton “AlternativeMedicin”, transmeton lajmi.net.

Ushtrime janë një mënyrë e lehtë dhe efektive që të eliminojë ndikimin negativ në memorien tuaj.

Brenda hipokampusit, formimi i memories ndodh kur sinapsa apo lidhjet mes neuroneve janë të fuqishme kohë pas kohe. Ai proces i fuqishëm quhet potencial afatgjatë (LTP). Stresi kronik e dobëson sinapsen e cila ndikon në memorien tuaj.

Personat që bëjnë ushtrime kanë një LTP më të mirë se sa ata që nuk vrapojnë asnjëherë.

Ushtrimet janë një metodë që mbron të mësuarit dhe mekanizmat e memories nga ndikimet negative të stresit kronik në tru.

Situata ideale që të përmirësohet mësimi dhe memoria do të ishte që të ushtroni pa stres. Sigurisht ne nuk mund ta kontrollojmë stresin gjatë gjithë jetës, por ne mund të kemi kontroll se sa shumë duhet dhe mund të ushtrojmë.

the authorGazetaKNN