Aktuale

Abbott pas vizitës së Lajçakut: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të Miroslav Lajçak, në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Për vizitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak, Abbott tha se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit, se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajčák për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SH.B.A. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott, në një postim në “Facebook”. /Gazeta Express/